Brickos

Bedri Pejani (1885-1946), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, publicist, diplomat dhe atdhetar i njohur

Bedri Pejani (1885-1946), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, publicist, diplomat dhe atdhetar i njohur

Bedri Pejani lindi më 10 tetor 1885 në Pejë, në familjen e Abdi Pejës nga fisi Thaç, i shpërngulur nga krahina e Nishit, në gjysmën e dytë të shekullit 19-të.  Bedri Abdi Pejani shkollën e Mesme e kreu në “Robert College” dhe studimet e larta nё Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në Kongresin e Manastirit (1908), organizator dhe Kryetar i Kongresit te Dyte te Manastirit dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, firmoi aktin e pavarësisë me 28 Nëntor 1912 me siglën ‘Bedri Pejan”.

Më 1920 bëhet redaktor i gazetës “Populli” me qendër në Shkodër. Përkthen “Kujtimet” e Hasan Prishtinës nga frëngjishtja, të cilit i ndiqte moton “edhe me djallin do të bashkëpunoja për me bashkue Kosovën me nanën Shqipní”.

Gjatë harkut kohor 1921-23 është Kryetar i Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe anëtar i KONARE-s. Me fitoren e legalitetit largohet nga Shqipëria, Ahmet Zogu e dënon me vdekje në mungesë U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu.

Më 1922 përjeton një “choc cerebral”, gjë për të cilën do shtrohej në spitalin psikiatrik të Napolit, ku pas disa kohësh do përmirësohej.

Mori pjesë në Komintern, së bashku me Ali Kelmendin dhe u integrua në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Babushi, siç me thirrej nga shokët e miqtë, ishte prej kohësh një veprimtar i njohur i Komintern-it, kishte pseudonimin “Emoraj” dhe korrespondencë të rregullt me këtë organizatë të madhe komuniste ndërkombëtare. Letërkëmbimi i tij ruhet në fondin “Albania: Collection nr. 495, Inventory nr. 188”.

Në vitin 1943 ai qe internuar Durrës Porto-Romano si komunist, antifashist.. Në mënyrë të beftë, kur nisi të dukej se luftës po i vinte fundi, për shkak të situatës së ndërlikuar në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe më gjerë në Ballkan, ai renditet skajshmërisht djathtas.  inkurajimin e Rexhep Mitrovicës, kryeministër, por edhe të krerëve tjerë nacionalistë, si Xhaferr Deva etj., ai pranoi përgjegjësinë të merrej me organizimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe pastaj edhe me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për marrjen e vendimit për krijimin e Divizionit SS Skanderbeg.. Deri më 13 shtator 1943 Bedri Pejani ishte i internuar në kampin e Porto-Romanos ne Durrës. Gjithё jetёn e vuri nё shёrbim tё kombit e tё atdheut dhe pёr kёtё qёllim bashkёpunoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ. Nga janari deri nё mes tё qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit. Sikurse ishte në stilin e propagandës.

Mё 1945 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar duke i shprehur Petro Markos në fillim e pastaj në një shkresë prej 13 faqesh të daktilografuara që Petro Marko ia dha Hysni Kapos, siç i tha vetë ky i fundit Pejanit të bënte. Eshtë i besueshëm kur thotë se e nxiti krijimin e këtij divizioni që shqiptarët të armatoseshin dhe të mos i zinte rasti i keq, fundi i luftës, një fund që mund të vinte me të papritura të mëdha, me duart lart. Thuhet se  vdiq  i helmuar, nё spitalin e Prizrenit, mё 6 korrik 1946.

Bedri Pejani ishte në mesin e atyre intelektualëve atdhetarë, të cilët mbi të gjitha angazhimet jetësore kishin çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Ai fillimisht u radit në Luftën Antifashiste në Shqipëri, por realiteti i krijuar në Kosovë  që në prill të vitit 1941 kërkonte një përmbajtje tjetër të luftës, sepse  forcat italo-shqiptare kishin çliruar Kosovën nga robëria fashiste antishqiptare e Jugosllavisë, e cila kishte plan shfarosjen masive të shqiptarëve dhe në atë drejtim kishte arritur shumë rezultate. Pikërisht sepse, në rrethana të tilla ishte krijuar Shqipëria Etnike nga Sanxhaku në Çamëri, Bedri Pejani dhe shumë atdhetarë të vërtetë demokratë u munduan ta ruajnë atë fitore, sepse nuk shihnin shumë ndryshim nga aleatët, ata edhe ashtu nuk ishin miq të shqiptarëve.

Fati Bedri Pejanit lidhet me fatin e mijëra shqiptarëve të organizuar në Lëvizjen Nacional Demokratike shqiptare, të cilët ishin deklaruar kundër komunistëve dhe ballistëve, meqë ata insistonin të ruhej Shqipëria Etnike dhe të vendosej rendi i ri demokratik, me zgjedhje të lira pas luftës.

Bedri Pejani nuk ishte një dosido që do të mashtrohej pas parullave qofshin ato komuniste apo balliste. Ai, ashtu sikur edhe Gjon Serreçi, Hysen Terpeza,  Ymer Berisha, Halim Spahiu, Azem Orana e qindra të tjerë, i mbeti besnik Shqipërisë etnike, e cila prej vitit 1912 ishte shpërbërë por ishte rikthyer prej vitit 1941 deri në fillim të vitit 1945, kur e tëra u la me gjak nga forcat jugosllave, greke, bullgare e malazeze.

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …