BE nis negociatat për zgjerimin e roaming-ut në Ballkanin Perëndimor

Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, me qëllim zgjerimin e zonës së roaming-ut të Bashkimit Evropian. Në një reagim në platformën “X”, Bauer e ka quajtur këtë zhvillim “lajm të shkëlqyer”, duke theksuar se kjo çështje ka qenë një prioritet i hershëm i Austrisë dhe se është e kënaqur që procesi i bisedimeve po fillon. “Lajm i shkëlqyer: Këshilli ka miratuar fillimin e bisedimeve për zgjerimin e zonës së roaming-ut në Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një prioritet i hershëm austriak dhe jam e kënaqur që diskutimet më në fund mund të fillojnë”, ka deklaruar ajo. Sipas vendimit të Këshillit Evropian, negociatat përfshijnë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, me synimin që këto vende të përfshihen në skemën “Roam Like at Home” të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …