Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti të hënën në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kinës, Zhang Gaoli, të cilin e njohu me zhvillimet në Ballkan, duke ia treguar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet pozitive në këtë drejtim, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shefi i shtetit shqiptar vlerësoi se vizita e Gaoli në Tiranë paraqet një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe një nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si ato institucionale e politike, ashtu edhe ato ekonomike e kulturore. Nishani vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve. kryetari vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.
