Enver Hoxhaj

Shkrimi i Enver Hoxhajt në New York Times, lajm në mediet e rajonit

Mediet e rajonit, sidomos ato të Kroacisë i kanë kushtuar rëndësi të veçantë shkrimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të botuar javën që shkoi në ballinën e edicionit internacional të New York Times. Mediet kryesore të Kroacisë kanë pasqyruar shkrimin e Hoxhajt si tërheqje të vërejtjes për zhvillimet në Ballkan dhe forcat e errëta që ndodhen pas këtyre zhvillimeve. Agjencia e lajmeve Hina në Kroaci thekson përdorimin e Serbisë nga ana e Rusisë për të rifituar fuqi në Ballkan dhe për ta shtrirë sferën e saj të influencës në rajon. Dnevnik.hr ka shkruar se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin përmes aleatit të saj tradicional, Rusisë dhe ka përmendur thirrjen që Hoxhaj i ka bërë vendeve perëndimore SHBA -së, BE- së dhe NATO- s për t’i ndërmarrë masat e duhura preventive kundër këtyre tentativave qëllimkëqija. Në këtë radhë, në lidhje me shkrimin e Hoxhajt ka shkruar edhe index.hr, medium ky i cili ka vënë në pah se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin duke i manipuluar pakicat e saj në shtetet e Ballkanit për t’i dobësuar ato. Në anën tjetër, mediumi serb Dnevnik si dhe agjencia serbe e lajmeve Tanjug kanë shkruar se Hoxhaj e ka akuzuar Serbinë përmes New York Times për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për destabilizimin e rajonit pas dy dekadash stabiliteti. Shkrimi i Hoxhajt në New York Times erdhi vetëm një javë pasi gazeta publikoi një editorial në lidhje me zgjedhjen president të Aleksandër Vuçiq, gjë të cilën prestigjozja amerikane e vlerësoi si kundërshtim të demokracisë nga ana e Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …