leoni

Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë sot për një vizitë në Prishtinë

Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë

Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Zyra për media e Presidencës ka bërë publike edhe agjendën e takimeve të kryetarit Thaçi me homologun  e tij nga Sllovenia. Në orën 15:00 për kryetarin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin  “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy kryetarëve. Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të parit të Sllovenisë mban seancë solemne. Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë kryetarja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …