Kryetari Smajl Latifi, ka vlerësuar rezultatet e arritura në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Në kuadër të takimit të tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka vlerësuar punën e vazhdueshme dhe rezultatet e arritura në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës.

Gjatë periudhës janar – shtator 2025, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” janë ofruar gjithsej 104 mijë e 795 shërbime shëndetësore, ndër to:

10 mijë e 59 raste urgjente të trajtuara,

50 mijë e 606 terapi intramuskulare,

181 mamografi,

7 mijë e 381 infuzione,

3 mijë e 674 analiza laboratorike,

3 mijë e 508 pacientë të trajtuar në stomatologji,

2 mijë e 162 vizita shtëpiake, prej tyre 780 për nëna dhe fëmijë 0–3 vjeç, si dhe

52 lindje.

Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit profesional të personelit tonë shëndetësor dhe e kujdesit të vazhdueshëm institucional për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti falenderon nga zemra Mërgatën tonë të jashtëzakonshme

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti pas numërimit të votave të ardhura me …