Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në bashkëpunim me Degën Kryesore të Forumit të Gruas. Ky angazhim i përbashkët dëshmon forcën, unitetin dhe vlerat që gratë tona i sjellin çdo iniciative. Mirënjohje të thellë për punën, përkushtimin dhe shpirtin e palodhur të çdo anëtareje që e bën këtë forum të jetë shembull për t’u ndjekur”, ka shkruar ne profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kryetari Haliti ka njoftuar edhe për takimet e dy shtabeve në qytet, ai i Forumit Rinor dhe ai i Nëndegës, të cilët janë të bashkuar dhe më të fuqishëm se kurrë! Me besim, përkushtim dhe energji rinore, jemi gati t’i japim fjalën e fundit fitores sonë të padiskutueshme, ka shkruar kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …