Kryetari Ramosaj priti në takim pune ekspertët nga JICA japoneze

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Isuf Demhasaj kanë pritur të martën në takim ekspertët nga JICA Japoneze, (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe përfaqësuesit e Departamentit të Turizmit pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ky projekt, që po zhvillohet në bashkëpunim mes Komunës së Deçanit dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, pritet të rezultojë në një dokument strategjik të rëndësisë së veçantë, i cili do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve madhore në fushën e turizmit.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor në komunën tone, ka thënë më këtë rast kryetari I Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …