Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina dhe zyrtarët tjerë komunal mbajti takimin e rregullt me Drejtorët, Koordinatorët e cilësisë psikologët dhe Pedeagogët e angazhuar dhe me Kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave. Me këtë rast u diskutua për çështjet kryesore të arsimit parauniversitar, si: mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, performanca dhe cilësia në arsim, arritjet, sfidat dhe investimet e shumta në këtë sektor. Po ashtu, u theksua rëndësia e funksionimit sa më efektiv të organeve drejtuese të shkollave dhe nevoja për një koordinim të mirëfilltë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për angazhimet aktuale dhe planet për të ardhmen.