Shijo çiklizmin, përjeto bukurinë e Liqenit të Dukagjinit

Komuna e Deçanit gjegjësishtë Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Visit Deçani ju ftojnë të bëheni pjesë e një aventure të veçantë me biçikleta, përmes natyrës së gjallë dhe panoramave të paharrueshme. Shijoni një nga shtigjet më të bukura të çiklizmit në komunën e Deçanit thuhet në ftesë.

Itinerari nis nga Zyra e Turizmit dhe ndjek një rrugë me pamje të mrekullueshme drejt Liqenit të Dukagjinit, me gjatësi prej 24 km vajtje-ardhje (12 km në një drejtim).

Biçikleta dhe pajisjet mbrojtëse ofrohen falas nga Zyra e Turizmit për të gjithë pjesëmarrësit, por Rezervimi paraprak është i domosdoshëm, pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Ejani dhe lëvizni përmes natyrës së gjelbër, merrni frymë thellë në ajrin e pastër të bjeshkëve dhe përjetoni një ditë ndryshe në gjurmë të Dukagjinit!

Deçani, një destinacion i shkëlqyer i natyrës, thuhet në postimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …