Kryetari Smajl Latifi mbajti takimin e rregullt Kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina dhe zyrtarët tjerë komunal mbajti takimin e rregullt me Drejtorët, Koordinatorët e cilësisë psikologët dhe Pedeagogët e angazhuar dhe me Kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave. Me këtë rast u diskutua për çështjet kryesore të arsimit parauniversitar, si: mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, performanca dhe cilësia në arsim, arritjet, sfidat dhe investimet e shumta në këtë sektor. Po ashtu, u theksua rëndësia e funksionimit sa më efektiv të organeve drejtuese të shkollave dhe nevoja për një koordinim të mirëfilltë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për angazhimet aktuale dhe planet për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …