leoni

Kryetari Smajl Latifi përkujton dëshmorët Skender Kastrati dhe Sabri Morina

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me familjarë, me bashkëluftëtarë dhe me qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26 gusht të vitit 1998.

Kryetari Latifi ka thënë se Skender Kastrati dha kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke ndihmuar furnizimin me armë e municione luftëtarët e lirisë.

“Sot, emri i tij jeton në kujtesën tonë, ku shkolla dhe rruga e mbajnë emrin e tij. Sabri Morina, i ri në moshë, u kthye nga kurbeti për t’i dhënë gjithçka atdheut dhe ra heroikisht në Goden të Hasit, krah shokëve të tij të armëve dhe të idealit. Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut! Lavdi Skender Kastratit dhe Sabri Morinës!”, ka shkruar kryetari Latifi në profilin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Asfaltohet rruga që lidh fshatërat Tërpez – Fshati i Ri – Çifllak

Në komunën e Vitisë kanë filluar punimet në asafltimin e rrugëve që lidhën tri fshatëra …