Ganimete Musliu kundër zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur arsyet pse ka votuar kundër zgjedhjes së Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit. Musliu ka deklaruar se nuk mund ta votojë një person “që karrierën politike e ka ndërtuar mbi urrejtje dhe përçarje, jo mbi vizion dhe unitet”. Ajo ka theksuar se, si qytetare dhe deputete, nuk mund të pranojë që një person me qëndrime që përçmojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Drenicën, PDK-në dhe figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi, të marrë një nga pozitat më të larta shtetërore. Deputetja ka shtuar se vota për Bashën do të ishte tradhti ndaj besimit të mbi 31 mijë votuesve që i kanë dhënë mbështetje për më shumë se 16 vjet. “Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë. Liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin për interesa personale apo politike. Ky nuk është inat – ËSHTË PARIM”, ka përfunduar Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …