Kryetari Smajl Latifi vizitoi kompaninë “Condor” SH.P.K.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të martën vizitoj kompaninë “Condor” SH.P.K. ku u mirëprit nga pronari Azem Sopaj.

“Suksesi ndërtohet me punë, përkushtim, besim dhe këmbëngulje. Kompania “Condor” SH.P.K. me pronar Azem Sopaj, e themeluar në vitin 1990, është shembull i qartë i këtij suksesi.

Azemi na priti në kompaninë e tij dhe na tregoi se puna po i ecën mbarë. Me mbi 25 të punësuar dhe një gamë të gjerë produktesh si: vegla pune, materiale ndërtimore, pajisje sanitare, dyer dhe laminat e plot artikuj të tjerë, “Condor” SH.P.K. vazhdon të jetë model i zhvillimit të ekonomisë lokale.

E falënderoj Azemin për mikpritjen e ngrohtë dhe e urova për suksese të mëtejshme”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …