Kryetari Smajl Latifi vizitoi kompaninë “EuroFood” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska të mërkurën kanë vizituar kompaninë “EuroFood” në Xërxë, ku u mirëpritën nga drejtori, z. Mehmet Shala.

“Në “EuroFood” në Xërxë, pronë e Daut Ese, na priti drejtori i kompanisë, Mehmet Shala, shembull frymëzues i suksesit, ku vizioni dhe përkushtimi shndërrojnë bujqësinë në motor ekonomik.

Që nga 2012, kjo kompani punëson mbi 40 gra nga Rahoveci, eksporton 30% të prodhimeve në 15 shtete evropiane dhe investon në teknologji e cilësi. Me një gamë të gjerë produktesh dhe përpunim prej 500 ton specash për ajvar, “EuroFood” nuk ndalet, fuqizon fermerët dhe zhvillimin lokal.

Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim miqësor Vilson Gegën, e falënderoj për kontributin ndaj zjarrfikësve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të përzemërt …