Kryetari Bashkim Ramosaj takoj banorët e fshatit Kodrali

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes postimit në facebook, ka shkruar se gjatë takimit me banorët në Kodrali ka parë një entuziazëm dhe vullnet të madh në Kodrali, i shprehur sonte nga takimi i ngrohtë me banorët e këtij lokaliteti, për fitoren e madhe më 12 tetor.

Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit.

Faleminderit nga zemra Kodrali, për besimin e dhënë ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Kaltrina Ferizi, ka shkruar në facebook, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …