Kryetari Sokol Haliti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në postimin e kryetarit Haliti thuhet:

Të dashur nxënës dhe të nderuar mësimdhënës,

Sot, me fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026, në emrin tim personal dhe të Komunës së Vitisë, ju uroj një vit të mbarë me plotë suksese.

Një urim i ngrohtë shkon për fatosat e vegjël që sot për herë të parë janë bërë pjesë të procesit mësimor. Uroj që ky fillim i ri për t’a të jetë fillimi i një rruge të bukur drejt dijes, zhvillimit personal dhe përgatitjes për jetën.

Po ashtu sot gjithë nxënësve tanë, pa dallim, ju uroj suksese të shumta në mësime. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni me zell e përkushtim, sepse jeni jo vetëm e ardhmja, por edhe forca e tashme e vendit tonë.

Gjatë kohës përderisa ju nxënësit dhe mësimdhënësit ishit në pushime ne kemi punuar në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie. Po ashtu ky vit Vitinë e gjen me një çerdhe të re publike në Drobesh duke u bërë e treta me radhë si dhe me Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” që është rivalizuar plotësisht.

Në këtë ditë madhështore një falënderim të veçantë e drejtoj për mësimdhënësit tanë të nderuar, që me përkushtim të palëkundur vijojnë të jenë mbështetës dhe udhërrëfyes të rëndësishëm në rrugëtimin e nxënësve tanë drejt suksesit.

Komuna e Vitisë ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor. Investimi në arsim është një ndër prioritetet tona kyçe dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me përkushtim edhe gjatë këtij viti shkollor.

Gëzuar fillimi i vitit shkollor 2025/2026 dhe paçi shëndet e suksese!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Reagim ndaj pretendimeve të publikuara në rrjete sociale nga kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Bekim Azizi

Në lidhje me pretendimet e ngritura nga z. Bekim Azizi për procesin e konkurseve në …