Kryetari Thaçi, bisedoi me drejtorin e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani, lidhur me koronavirusin

Kryetari Thaçi, bisedoi me drejtorin e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani, lidhur me koronavirusin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Drejtorin e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadanin ka thënë se prej tij është njoftuar për së afërmi me gjendjen reale rreth koronavirusit.  “Ishte konstatim i përbashkët se menaxhimin më të mirë të tërë situatës mund ta bëjnë qytetari, familja, disiplina, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke ia lehtësuar njëri-tjetrit”, ka thënë presidenti Thaçi. “Prandaj, duke pasur parasysh ato që kemi diskutuar mbrëmë, takimet që kanë zhvilluar me komunitetet e ndryshme, si dhe tash pas konsultave që dëgjova edhe prej opinioneve të Drejtorit të Institutit, dua të theksoj se tanimë Zyra Ligjore e Presidentit dhe Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar për finalizimin e procesit të dekretit të Presidentit të Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme institucionale për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendjeje. Thaçi  ka bërë të ditur se do të jepen detaje rreth përmbajtjes së dekretit që përfshin gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin e Kosovës, për një periudhë 30-ditore me mundësi vazhdimi, apo zvogëlimit të ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …