Kryetari Thaçi dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë

Kryetari Thaçi dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e koronavirusit.  Kryetari Hashim Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës. “Gjenerali, Rrahman  Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike”, thuhet në njoftimin e presidencës. Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga kryetari i Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …