Kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj priten në takim përfaqësuesit e komunitetit rom

Kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj priten në takim përfaqësuesit e komunitetit rom

Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, pritën në takime përfaqësuesit e këtij komuniteti. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj thanë se ndonëse është punuar shumë në përfaqësimin sa më të mirë të këtij komuniteti në institucionet e Kosovës mbetet ende shumë për të bërë për përmirësimin e kushteve të pjesëtarëve të këtij komuniteti. Ndërsa, kryetari i Partisë Rome, Albert Kinolli, u shpreh i kënaqur me përfshirjen e komunitetit rom në institucionet shtetërore, por theksoi se qytetarët e këtij komuniteti kanë nevojë për përkrahje më të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …