Kryetari Thaçi e dekoron komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Thaçi e dekoron komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë. Ai ka thënë se gjeneralmajori Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior, thuhet në njoftimin presidencial. “Jeni kujdesur jo vetëm për trupat e KFOR-it, por keni qenë i vëmendshëm edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. E vlerësojmë lart bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në garantimin e sigurisë”, ka thënë Thaçi.  Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, e ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin dhe vlerësimin e angazhimit të tij në Kosovë.  “Do ta ruajmë përkushtimin për paqen në Kosovë“, u shpreh Gjenerali Cuoci.Thaçi, po ashtu, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci e ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e afërt me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në ushtri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci nis vizitën zyrtare në Izrael, thekson bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-izraelite

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Izrael …