Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Kryeministri, Ramush Haradinaj, nuk i ka pritur mirë këshillat e Jakup Krasniqit, lidhur me qeverisjen

Kryeministri, Ramush Haradinaj nuk i ka pritur mirë fjalët e Jakup Krasniqit, për qeverisjen e tij. Ai ka thënë për mediet   se nuk është e ndershme që Nisma të jetë pjesë e Qeverisë ku udhëheq tri ministri në krye me Fatmir Limajn, ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup  Krasniqi t’ia bëjë opozitën Qeverisë. Unë nuk e kuptoj se si kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka një qëndrim, e kryetari i partisë, Fatmir Limaj,  ka tjetër qëndrim. Ai i ka bërë thirrje udhëheqësve të Nismës që të qartësojnë pozicionin e tyre nëse janë me të, apo duan të dalin nga Qeveria. Në përgjigjen e tij,  kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup  Krasniqi  ka deklaruar se kryeministri Haradinaj vërejtjet e tilla nuk është dashur  t’i merrte si kritika, por si këshilla për një qeverisje më të mirë. Unë e mirëkuptoj pozicionin e tij në konstelacionin e forcave në koalicionin qeverisës. Nisma i ka dhënë mundësinë, Haradinajt  që të marrë qeverisjen qendrore, prandaj, kryeministri duhet të jetë mirënjohës për këtë fakt të pamohueshëm, ka thënë mes tjerash në përgjigjen e tij, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …