Kryetari Thaçi është informuar sot nga myftiu Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Kryetari Thaçi është informuar sot nga myftiu Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është informuar nga myftiu, Naim Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Këtë i pari i shtetit e ka bërë të ditur përmes një postimi teksa ka thënë se vlera më e madhe e popullit të Kosovës është respekti i ndërsjellë ndërkombëtar. “Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova është atdhe i të gjithëve”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja kundër mandatit të dytë për Osmanin, Jakup Nura propozon Rifat Jasharin për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar se subjekti i tij politik …