Kryetari Thaçi i propozon Kuvendit dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Kryetari Thaçi i propozon Kuvendit dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka njoftuar se në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë Covid 19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. “Tani ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkërisht. Jemi nën rrethana të papërjetuara më parë”, tha ai në konferencën për media dhe bëri thirrje që të mos krijohet panik. Por zëvendës-kryeministri Haki Abazi, në një paraqitje që pati nga qeveria, tha se ekzekutivi është kundër propozimit të presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Mbetet të shihet nëse deputetët do të votojnë sot për dekretin e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …