Kryetari Thaçi ka ndarë dekoratën me Urdhrin "Luftëtari i Lirisë, Adem Jashari", për dëshmorin e kombit Lulëzim Guta

Kryetari Thaçi ndarë dekoratën me Urdhrin “Luftëtari i Lirisë, Adem Jashari”, për dëshmorin Lulëzim Guta

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë dekoratën presidenciale me Urdhrin “Luftëtari i Lirisë, Adem Jashari”, për dëshmorin e kombit Lulëzim Guta. Këtë dekoratë familjes në emër të parit të shtetit ia kanë dorëzuar këshilltari i Thaçit Bislim Zyrapi dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Guta vëllai i dëshmorit Lulëzim Guta. “Në datat historike të kombit-shtetit, në vitin jubile të Heroit tonë Kombëtar-Skënderbeut, të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në datën më historike të Kosovës për vitin 2018, themelimit të Ushtrisë së Kosovës /14.12.2018/ u nderuam me dekoratën presidenciale nga Presidenti i Kosovës SH.T.Z.Hashim Thaçi, për Dëshmorin Lulëzim Sh.Guta me Urdhrin “Luftëtari i Lirisë Adem Jashari”. Falenderojmë të mandatuarin, këshilltarin e lartë Z.Bislim Zyrapi në emër të Presidentit dhe deputeten Znj.Ganimete Musliu për pjesëmarrje në këtë ceremoni për dhuratën më të mirë duke na nderuar e gëzuar familjen tonë në këto ditë festive të fundvitit. Lavdi Dëshmorëve! Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për Liri!”, ka shkruar Guta.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …