Brickos

Dardan Molliqaj

Molliqaj – Aliut: E keni futur veten në stuhi me qëndrime pa përmbajtje, të pa logjikshme e të panevojshme

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar kolegut nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, pasi ky i fundit ka thënë më herët se sulme ndaj Vetëvendosjes po e bëjnë ish-bashkëpartiakët, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj. “Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin, Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë”, ka shkruar Aliu në reagimin e tij. Por i mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai thotë se viktimizimi nuk u ndihmon. “Stuhia nuk ka karakter apo natyrë qëllimore për të dëmtuar anijet dhe njerëzit! Kur kapiteni i anijes bën gabime në manovrim dhe e futë anijen dhe stafin e tij në një stuhi që e kërcënon të ardhmen e tyre, atëherë nuk është stuhia përgjegjëse por kapiteni. E keni futur veten në stuhi me qëndrime pa përmbajtje, të pa logjikshme e të panevojshme, tani duhet të përballeni me kritika përmbajtësore nga ana e PSD-së. Të viktimzoheni siç po e bën Liburni nuk ju ndihmon, siç nuk i ndihmojnë stafit të anijes lutjet ndaj Poseidonit”, ka shkruar Mulliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …