Kryetari Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Kryetari Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. Ai  i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë. “Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, është shprehur kreu i shtetit. Ndërsa ambasadori Kolly ështe shprehur i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Diaspora, shtylla e Kosovës në çdo periudhë historike

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar …