Ministri i  FSK-së, Rrustem Berisha gjatë vizitës së tij në Kanada, ku mori pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks, ka zhvilluar një varg

Kryetari Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Kanada  ka zhvilluar një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në rajon. Kreu i shtetit e ka njoftuar sekretarin Stoltenberg edhe për fushatën që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për përfshirjen e komunitetit jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se roli i NATO-s në garantimin e paqes në rajon është i pazëvendësueshëm. Në Kanada, kryetari Thaçi ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, derisa gjatë ditës së djeshme ai ka udhëtuar për në kryeqytetin kanadez, ku do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të jetës politike dhe shoqërisë civile atje.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …