Kryetari Thaçi për nder të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do t'u drejtohet ushtarëve të FSK-së

Kryetari Thaçi për nder të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do t’u drejtohet ushtarëve të FSK-së

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi sot do të kthehet në Kosovë pas takimeve që pati në Munih e Bruksel. Ai do të aterojë sot në Prishtinë, pikërisht në 12-vjetorin e Pavarësisë. Ndërsa, tashmë është bërë me dije edhe agjenda e tij. Në orën 16:00, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”. Ndërsa në orën 18:00, Thaçi organizon pritjen shtetërore për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Katedralen  “Nënë Tereza” – Salla Kulturore “Bogdanpolis”.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …