leoni

Kryetari, Thaçi, priti në takim udhëheqësen e Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në Amerikë, Abigail Robinson

Kryetari, Thaçi, priti në takim udhëheqësen e Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në Amerikë, Abigail Robinson

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim udhëheqësen e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në Amerikë, Abigail Robinson, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Ky ekip, sipas kryetarit  Thaçi, e kishte përkrahur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2014, pas Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë. “Duke ditur rolin vendimtar të Amerikës në NATO, jemi të sigurt se procesi i integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike do të jetë shumë më i shpejt”, u shpreh presidenti Thaçi. Ndërsa, udhëheqësja e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në Shtetet e Bashkuara, Abigail Robinson, theksoi se nga viti 1999 ka qenë nder dhe privilegj për të që të merret me Kosovën dhe të kontribuojë në procesin e shtet-ndërtimit dhe të krijimit të strukturave të sigurisë në Kosovë, ka thënë Robinson.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …