Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. në një interviste për “Die Welt” tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE, proces për të cilin, vendi i ka kryer detyrat. “Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në reformën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë të vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë.”-thekson Rama. Ai saktëson se deri më tani procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik pasi, për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …