Thaçi: Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re

Thaçi: Serbia po mundohet para botës t’i mohojë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin që e kryer ajo në Kosovë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e fundit të krerëve shtetërorë serbë për masakrat e ndodhur në Kosovë. Ai ka thënë se krerët e Serbisë, po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer. “Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …