Kryetari Thaçi takon imzot Dodë Gjergjin, e falënderon për organizimin e akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri”

Kryetari Thaçi takon imzot Dodë Gjergjin, e falënderon për organizimin e akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri”

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të martën në takim, imzot Dodë Gjergjin. Në këtë takim, Thaçi e ka falënderuar imzot Gjergjin për organizimin e akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri”. “Me imzot Dodë Gjergjin edhe sot e vazhduam diskutimin për Shqipërinë e gjuhës dhe kulturës sonë të përbashkët. Atë e falënderova për organizimin e mrekullueshëm të akademisë solemne ‘Faleminderit Shqipëri’, e cila kishte karakter falënderimi për atdheun tonë, që me shekuj dhe me aq sa kishte kapacitet, e mbrojti gjithmonë të drejtën e shqiptarëve në Kosovë dhe vise të tjera”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …