Thaçi

Kryetari Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e 29 gushtit

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ai ka thënë se këto zgjedhje përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit të Malit të Ti. “Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …