Kryetari Vehapi priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi priti në takim përfaqësues nga Banka Botërore për projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Agriculture and Rural Development Project) i cili mbështet qeverinë e Kosovës në implementimin e strategjisë për bujqësi dhe zhvillim rural.

Temë e këtij takimi ishte çështja e vazhdimit të projektit për  Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe mbështetja e fermerëve për përpunimin e specit në Komunën e Rahovecit.

Meeta Sehgal, udhëheqëse e Bankës Botërore në Projektin Bujqësi dhe Zhvillim Rural, e falënderoi kryetarin Vehapi për shprehjen e interesimit për zbatimin e këtij projekti në Komunën e Rahovecit, projekt ky i cili ka të bëjë me përpunimin e specit. Gjithashtu ajo tha se nga ky projekt pritet që të përfitojnë fermerët të cilët merren me përpunimin e specit.

Nga ana e tij kryetari Vehapi, fillimisht i falënderoi zyrtarët e Bankës Botërore për vizitën e bërë dhe për interesimin e tyre për të ndihmuar fermerët në përpunimin e specit. Po ashtu kryetari Vehapi u shpreh i hapur që të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm për fermerët e Komunës së Rahovecit.

Kryetari Vehapi dhe zyrtarët nga Banka Botërore, u pajtuan që të takohen edhe me zyrtarët e pikave grumbulluese dhe fermerët të cilët kanë kontrata me këto pika grumbulluese të specit, të cilët me pastaj e bëjnë transportin për në shtetet jashtë Kosove, siç është Gjermania, Zvicra dhe shtete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …