Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha-Shala, vizitoi AAC-në

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha-Shala, vizitoi AAC-në

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha-Shala, vizitoi AAC-në. AAC-ja është shembull ku vullneti i mirë për punë tejkalon barrierat për të realizuar synimet strategjike, tha kryetarja Sala Berisha- Shala. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal Sala Berisha-Shala, vizitoi sot Autoritetin e Aviacionit Civil, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të mbikëqyrjes së agjencive të pavarura që i raportojnë këtij Komisioni. Kryetarja u prit nga z. Samet Dalipi, kryesues i Bordit Mbikëqyrës të AAC-së dhe menaxhmenti i AAC-së, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, z. Dritan Gjonbalaj, si dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm, z. Xhelil Bekteshi.

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës dhe Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, e informuan kryetaren për aktivitetet e AAC-së, të arriturat në aspektin e zbatimit të legjislacionit të BE-së, për sfidat me të cilat ballafaqohet AAC-ja, si dhe për veprimet e ndërmarra me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit për Raportin vjetor të AAC-së për vitin 2015.

Kryetarja e Komisionit, z. Sala Berisha-Shala,  përgëzoi AAC-në për punën e mirë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Komisionit për mbështetje të vazhdueshme, përderisa AAC-ja vazhdon të punojë në përputhje me ligjet në fuqi. Ajo shtoi se AAC-ja është një agjenci shembull që vullneti i mirë për punë tejkalon barrierat për të realizuar synimet strategjike.

Për shkak të disa raportimeve në media kohën e fundit lidhur me sigurinë dhe sigurimin e operimeve në aviacionin civil, z. Gjonbalaj përfitoi nga rasti që t’ia rikonfirmojë kryetares se, në asnjë moment operimet e aviacionit civil në ANP “Adem Jashari” dhe në Agjencinë për Shërbime të Navigacionit Ajror, nuk kanë qenë të rrezikuara dhe se autoritetet publike me përgjegjësi në mbikëqyrjen e aviacionit civil po e kryejnë punën e tyre me përgjegjësi e kompetencë të plotë. Gjithashtu, ai dha një raport të shkurtër rreth procesit për normalizimin e plotë të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, të udhëhequr nga NATO-ja që do të intensifikohet gjatë vitit 2018 me synimin që korridore të reja ajrore midis Kosovës dhe Shqipërisë, Malit të Zi e Serbisë të hapen në fillim të vitit 2019, gjë që do të shkurtonte kohën e fluturimit për në Prishtinë për 20 minuta.

Gjatë takimit u përmenden edhe sfidat e AAC-së, siç janë: përcaktimi i  një objekti qeveritar për vendosjen e AAC-së ose ndërtimi i objektit me të hyrat vetanake, pamundësia për të rekrutuar stafin e paraparë sipas Rregullores së brendshme të AAC-së etj. Kryetarja Berisha-Shala, shprehu gatishmërinë për të adresuar sfidat e ngritura nga AAC-ja.​

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …