Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Kryetarja e Kuvendit: Sundimi i ligjit parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot takoi shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili pranoi urimet e tij për detyrën e re në krye të Kuvendit. Me këtë rast, dr. Osmani i dëshiroi mirëseardhje shefit të ri të EULEX-it, duke garantuar bashkëpunim për çështje të cilat janë në përgjegjësi të Kuvendit dhe EULEX-it. Kryetarja e Kuvendit, Osmani, theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës. Ajo e ritheksoi qëndrimin e saj se fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor. Në anën tjetër, z. Wigemark u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …