Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Dëshmorëve

Në ditën e Dëshmorëve, kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla theksoi se sakrifica e tyre për lirinë është trashëgimi e shenjtë. “Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara. Është inspirimi për kontributet tona për zhvillim,  mirëqenie, dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë shoqërore. Kombet që nderojnë historinë janë më të lirë e më të qartë të ndërtojnë të ardhmen e tyre”, shkruan Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …