Kryetarja Jahjaga pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që sot  të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se  sot në orën 11.oo do të mbahet një seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, ku kryetarja, Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin vjetor. Jo zyrtarisht bëhet e dirur se pas fjalimit të kryetares që pritet të zgjasë afër gjysmë ore, do të ketë një pauzë gjysmë orëshe deri në orën 12.oo dhe më pas do të vazhdojë punimet seanca e cila u la në gjysmë të hënën pak para mesnatës. Në këtë seancë pritet që të diskutohet për emërimin e anëtarëve të Bordit të AKP-së.  Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta pengojë fjalimin e kryetares por pakënaqësitë  do t’i shpreh në mënyra të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …