Kryetarja, Vjosa Osmani, ka biseduar për çështjet e sigurisë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka biseduar për çështjet e sigurisë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka biseduar për çështje të ndryshme me  kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Ajo thotë se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe po ashtu për fushën e emigracionit. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka theksuar, zonja  Osmani, duke shtuar se “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”. Ajo ka pasur diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e Komunitetit Politik Evropian,  në Budapest. Vjosa Osmani u takua edhe  me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emanuel Macron, kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Ukrainës Vladimir  Zelenskiy e shumë personalitete tjera të Evropës

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …