Kryetarja, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë në Kroaci, pa praninë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, në Zagreb

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë në Kroaci, pa praninë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, në Zagreb

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka qëndruar të mërkurën për një vizitë në Kroaci ku ka marrë pjesë në Samitin e organizuar në përkrahje të Ukrainës. Sikurse në një vizitë paraprake që ka pasur në Kroaci me ftesë të presidentit kroat Milanoviq, nuk është parë e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj. Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express nga Presidenca kanë thënë se sipas protokollit është në diskrecion të kryetares të vendos se kush e shoqëron e kush, jo në secilin takim. Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit, në Kroaci. Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës”, kishte deklaruar Vjosa  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …