Kujtimi prekës i Bekim Hamëz Jashari për bisedën e fundit para betejës së Prekaz

Në prag të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, Bekim Hamëz Jashari ka ndarë një kujtim të veçantë nga biseda e tij e fundit me familjen në Prekaz, pak ditë para fillimit të betejës historike të marsit 1998. Ai kujton se më 3 mars 1998 kishte biseduar me babanë e tij, Hamëz Jashari, menjëherë pas masakrës së Likoshanit dhe Qirezit – një ngjarje që e kishte tronditur thellë familjen dhe gjithë vendin.“E pyeta si qëndronin me armatim dhe ai m’u përgjigj:
‘Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë.
Por një gjë po ta them:
Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…
Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu.’” Sipas tij, pikërisht ashtu edhe ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz, e udhëhequr nga Adem Jashari, tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe bëri që e vërteta për Kosovën të mos mund të fshihej më. Kjo ngjarje historike jo vetëm që mobilizoi popullin e Kosovës, por edhe bashkoi vendosmërinë për rrugën drejt luftës çlirimtare dhe lirisë së vendit. “Rruga drejt lirisë ishte e dhimbshme dhe plot sakrifica, por ishte rruga e drejtë që në fund u kurorëzua me çlirimin e Kosovës. Ky ishte çmimi i lirisë sonë”, thuhet në këtë kujtim emocional. Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini: AAK s’do të merrte pjesë në takim me Kurtin, edhe po të ftohej

Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij …