Kujtohet 21 vjetori i masakrës së Izbicës

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Izbicës, ai ndër të tjera ka thënë: Sot, në 21 vjetorin e Masakrës së Izbicës, në rrethana krejtësisht tjera nga vitet e kaluara kujtojmë e nderojmë martirët e kësaj masakre nga fshati Izbicë dhe nga fshatra tjera të Skenderajt dhe komuna tjera të cilët kishin shkuar për strehim në vendin që dëshmon vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë liridashës. Masakra e Izbicës bashkë me masakrat tjera që okupatori serb bëri mbi civilët e pafajshëm lanë gjurmë të pashlyeshme të krimeve e gjenocidit serb në Kosovë. E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas ende nuk kanë marrë dënimin e merituar ata që bënë këtë krim mbi fëmijët, burrat e pleqtë që i rezistuan me jetë spastrimit etnik të okupatorit serb.

Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …