Kuleba: Mungesa e përhapur e ushqimit në botë nuk është pasojë e sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitro Kuleba, ka deklruar se mungesa e përhapur e ushqimit në botë nuk është pasojë e sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë. Ai ka theksuar më tutje se arsyeja e vetme për mungesat, rritjen e çmimeve dhe kërcënimin e urisë është ushtria ruse që bllokon fizikisht 22 milionë tonë eksporte ushqimore ukrainase në portet tona detare. Kërkoni që Moska të përfundojë bllokadën e sa, ka theksuar më tutje ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitro Kuleba, duke komentuar zërat mbi shkaqet e mungesës së ushqimit në botë. Rusia dhe Ukraina janë eksportues të mëdhenj të disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, 53 për qind e tregtisë globale të vajit dhe farave të lulediellit dhe 27 për qind e tregtisë së grurit në nivel të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …