Më 13 prill 2025, do të përkujtohet 26-vjetori i rënies së dëshmorëve Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica. Me këtë rast, në ora 12:00 do të mbahen homazhe në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Shkabë, Gllanasellë, Drenas. Ky është një moment i shenjtë për të nderuar dhe kujtuar sakrificat e mëdha të familjes Karaqica, të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut. Lavdi për jetë dhe mot për Dëshmorët!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
