Kumrije Prenku: Me 27-28 shkurt, 2025, Ekspozita e radhës në Hagë, Holandë

27-28 Shkurt, 2025. 🇽🇰 🇳🇱🇦🇱
Për të vazhduar në Berlin me 5-6 Mars 2025. 🇽🇰🇩🇪🇦🇱
Ju njoftoj dhe ju ftoj që të merrni pjesë në ekspozitat e radhës me fotografi:
“Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e 1998-1999 në Kosovë, përmes fotografisë “.
Të dashur/a miq/mike, vëllezër e motra, familjarë/e nga Krushë e Madhe , Kosova e mbarë shqiptaria, kërkoj përkrahjen tuaj në pjesmarrje, organizim në qendrat europiane e kudo që mundeni si dhe të na përkrahni financiarisht që edhe kjo ekspozitë dhe të tjerat të bëhen si më së miri.
Mos mbaj mend por shkruaj, dëshmo e dokumento, kudo që të jesh, për të mirën e gjeneratave.
Edhe ti je pjesë e gjenocidit serbo-malazez në luftën e fundit e familja jote është pjesë e gjenocidit serbo-malazez-maqedon-grek-turk me shekuj!
Mos e harro gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, mos e fal!!!
Për më shumë info shih foton.
Kjo ekspozitë është bërë e mundur nga OJQ “For New Life Kosovo” nga Drenasi, KKAFZHK, KQPZH, MPJD dhe Ambasada e Kosovës në Hagë.
Mund të jetë një imazh i 1 person, shtrat, rrjetë mushkonjash, dhomë gjumi dhe teksti që thotë "የትያንዊ FO NeW Life κcRoTo ORGANIZON EKSPOZITE ME FOTOGRAFI "Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë përmes fotografisë" Data 27-28Shkurt 28 Shkurt 27 27-28 Hapja Hapja27shkurt2025 27 shkurt 2025 Ora Ora18:00 18:00 #projekt.eshteerkrahur.nga: nga: projekt ështe perkrahur KESHILLIKOORDINUES KESHILLI KOORDINUES IASOCIACIONEVEFAMILJARE LJARE ASOCIACIONEVEF EFAMILJARE TETEZHDUKURVETEKOSOVES TET TEZHDUKURVETE TE KOSOVES (KKAFZHK) Vendi: Ambasada e Republikës sẽ Kosovës në Hagë, Holandë Koninginnegracht, 2514 AD Den Haag HaAe- Holandë"

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …