leoni

Kundër deklaratave të kryetarit serb, Vuçiq për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, reagoi Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur reagimin e tij pas deklaratave të kryetarit të Serbisë, Vuçiq, në lidhje me mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga Këshilli i Evropës nëse Kosova anëtarësohet në këtë organizatë. Bushati ka vlerësuar se retorika e Vuçiqit, shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, ku Serbia ka pranuar që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Duke shtuar se kërcënimi për tërheqjen nga Këshilli i Evropës dhe përdorimi i paraleleve  me Rusinë nuk është në përputhje me interesat e Serbisë dhe të minoritetit serb në Kosovë. Bushati ka theksuar nevojën për një qasje më konstruktive dhe për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se bashkëpunimi në nivel evropian është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …