Kurti dhe Limaj diskutojnë për mundësinë e koalicionit të ri qeveritar

Kurti dhe Limaj diskutojnë për mundësinë e koalicionit të ri qeveritar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar për një darkë në një nga restorantet e Prishtinës. Takimi i dy liderëve ka pasur në fokus mundësinë e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar. Burimet kanë bërë të ditur se Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me deputetët e Nismës, të cilët, përmes një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, kanë siguruar tre mandate. Këto mandate janë pikërisht ato që i mungojnë Kurtit për të formuar një qeveri vetëm me mbështetje nga Nisma dhe komunitetet joserbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …