I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka thënë se subjekti i tij do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka deklaruar se më pas do të kërkojnë një partner të vogël për të formuar Qeverinë, duke shtuar se nuk beson se pas zgjedhjeve, koalicionet parazgjedhore, do të mbijetojnë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
