Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka haruar premtimet e tij të mëparshme për zvogëlimin e numrit të ministrive. Kurti dikur kritikonte qeveritë e mëdha, duke deklaruar se Kosovës nuk i duhen më shumë se 12 ministri. Në mandatin e tij, disa ministri i bashkoi e disa i shkriu, me qëllim që qeveria të funksiononte më efikasisht dhe të përmbushte objektivat për barazi gjinore. Kurti propozoi 19 ministri për Qeverinë Kurti 3, duke i ndarë disa prej atyre që më parë i kishte bashkuar. Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, mbrojti këtë vendim, duke thënë se rritja e numrit të ministrive ka të bëjë kryesisht me “mirëfunksionimin e ministrive dhe sinergjinë mes tyre”. Kuvendi i Kosovës nuk e zgjodhi Qeverinë e re. Propozimi për Qeverinë Kurti 3 mori vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, duke thelluar kështu ngërçin politik në vend dhe duke lënë Kosovën sërish pa qeveri funksionale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
